2008-02-10 07:08:50

Rubrika muzikore:A. Loti ‘Mëshirë’.


(10.02.2008 RV)Sot, e diela e parë e Krezhmëve, po i ndërpresim përkohësisht emisionet e rubrikës sonë të muzikës me temë “Tradita kombëtare e këngës shqiptare, si formë e veçantë muzikore”. Nisim një cikël të ri, kushtuar përgatitjes shpirtërore për Pashkë, që me tingujt më të zgjedhur të muzikës botërore, do të na shoqërojë në të dielat e 40 ditëve të Krezhmëve, gjatë të cilave do të përpiqemi ta shoqërojmë shpirtërisht Krishtin në shkretëtirë. “Miserere’ – ‘Mëshirë!” – është fjala më e përdorur këto ditë nga liturgjia; një cikël kompozimesh të shquara botërore, titulluar “Miserere” zgjodhëm edhe ne për rubrikën tonë të Kohës së Krezhmëve, për të përfunduar, pastaj, me ‘Gloria-n’ e Pashkëve të ngjalljes. Në emisionin e parë të ciklit të ri muzikor, profesor Spiro Kalemi, që e përgatit rubrikën, na fton të ndjekim lutjen për mëshirë ‘Miserere’ kompozuar nga Antonio Loti. RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.