2008-03-03 19:35:32

Shtyhet vizita e kardinalit Tarçizio Bertone në Armeni.


(03.03.2008 RV)Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, përmes një Komunikate, që u bë e njohur sot, njofton se duke parë situatën e krijuar në Armeni pas protestave dhe gjendjes së jashtëzakonshme, shpallur nga qeveria, Hirësia e Tij, kardinali Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit, nuk u nis sot për Erevan, siç ishte parashikuar.Vizita, që deri tani nuk është anulluar, mund të realizohet pak më vonë, me program të ndryshuar. Konfirmohet, ndërkaq, vizita në Azerbaixhan.







All the contents on this site are copyrighted ©.