Një tufë me vargje kushtuar Zojës së Bekuar nga poetët shqiptarë
O Mëmë, o Bijë, o Nuse
Ó mëmë, ó bijë, ó nuse, e s’parës Dashurí, te
qielli mosnjerí ká nderin çë ké ti.
Me qozmë e me të mira një lum për
týj buroi. Vërteta i hírit kroi, e i bukurís jé ti.
Çë kúr në mênt i
jerdhe, të deshi yn’ Zot te qielli; edhe s’ish dhezur dielli, çë na gëzon
nani.
S’ish dheu me pemë e lule; s’kish zënë edhe qëroi; po ç’atëherë
kroi i hírit kleve ti.
Në prán u bëre mëmë, ti mbete edhe e pangarë; se
faji i mëmës s’parë ngë la ndonj’ shênk tek ti.
Pushtetin e pasosëm me
týj yn’ Zot dëftoi. Vërteta i hírit kroi e i bukurís jé ti.
Rreth kryethit
tat të bukur ké hýjzish një kurorë; nën këmbëzen si borë dreqin e zí ké ti.
Dridhet ai e shtrëmbonet thêmbrën më kot tue t’zënë. Ngà yn’ Zot e pati
thënë se kish’ t’e shtypje ti.
Kush thot se ti i glet diellit, e kush
se hënxës s’rè; kush thot se e qosme jé me gjithë t’mirat ti.
Në ti për
fajet t’mí tyt Bíri i lyp ndëjesë, se shpejt m’i fal kam besë, se të merr
vesh ai. Besonj se, prej së jëmës, dhëmbim do t’két për mua çë t’ truhem
týj; se krua i dashurís jé ti.