2008-09-20 17:04:38

Benedikti XVI në takimin me benedektinët: shqetësuese kultura e "hiçit"


(20.09.2008 RV)Në një botë të shekullarizuar e para përhapjes së një kulture shqetësuese, që sjell veç boshllëk e nuk kërkon kuptimin e vërtetë të jetës, Papa Benedikti XVI falenderoi dhe lavdëroi njerëzit e Kishës që i kushtohen edukimit të rinisë, në mënyrë që të ndërtohet një Evropë e re, duke u nisur nga brezi i ri. Kështu u tha Ati i Shenjtë pjesëmarrësve të Kongresit Botëror të abatëve benedektin, të cilët i priti sot në Kastel Gandolfo.








All the contents on this site are copyrighted ©.