Në se Zoja më pyet: “A âsht kush që m’pret?”. Unë
derën dy kapakësh kam me ia hapë.
Në se Krishti Fëmijë më pyet: “A âsht
kush m’don?” Kam me iu gjegjë tue ulë dy gjujt përdhe!
Malli për Jetë
Ferishtja
prej grazhdit na i ngulë të dy sytë, dy sytë e shtangun na i len ndër sy.
Foshnja
prej grazhdit na flet, na kujton, se malli për Jetë në shpirt na rrin ndry.
Je
n’terr - t’kujton Foshnja prej shpellës së ngritë, Po zjarmi e drita t’rrinë
ndezun në shpirt.
Mbarim Festash
Mos ik, Ferishte e Betlemit, prej
strehëve tona të ngrime, me hej, ti hyn si blerimi në sy e gjakun e ngrohë nëpër
dej. Mos ik, Ferishte e Betlemit, shetit nëpër shtëpi, si era e letë, mos
ik, se po ike mes nesh s’do të mbijë kurr jetë.