Gjenden dy "kuti të zeza" të aeroplanit të rrëzuar në Iran.
(16.7.2009 RV)Gjenden dy "kuti të zeza" të aeroplanit të rrëzuar në Iran. Janë
gjetur dy "kuti të zeza" nga mbeturinat e aroplanit, i cili u rrëzua dje në veriperëndim
të Iranit duke shkaktuar 168 të vdekur. "Kutitë e zeza" thuhet se janë dëmtuar, por
hetuesit po përpiqen të nxjerrin informata nga to. Shkaku i rrëzimit të aeroplanit
ende nuk është zbuluar. Aeroplani i kompanisë ajrore "Kaspijen Erlajns" po fluturonte
nga Teherani në drejtim të Jerevanit të Armenisë, kur u rrëzua në afërsi të qytetit
Qazvin.