2009-07-21 18:16:48

Shqipëri:Kolegji Zgjedhor ende me shqyrtimin e ankimimeve


(21.7.2009 RV)Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë ka nisur sot shqyrtimin e ankimimeve për zonat zgjedhore të Fierit, Beratit, Tiranës dhe Shkodrës. Vendimet e tij janë përfundimtare. Ankimimet kanë të bëjnë me zonat zgjedhore në Fier, Berat, Durrës dhe Shkodër. Shumicën e përbëjnë ato të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, por nuk mbeten pas dhe të ashtuquajturat parti të vogla. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara numri i ankesave në Kolegjin Zgjedhor është më i vogël, rreth 20 ankesa, disa herë më pak se në zgjedhjet e vitit 2005. Ditëve të fundit socialistët dhe demokratët kanë shkëmbyer akuza të shumta me njëri tjetrin, veçanërisht për presion ndaj organeve të drejtësisë. Shpresohet që deri në fund të muajit, Kolegji Zgjedhor do të ndihmojë për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 28 qershorit në Shqipëri.







All the contents on this site are copyrighted ©.