2009-07-29 19:38:06

Papa kthehet nga Valle d’Aosta, tani qëndron në Kastel Gandolfo


(29.7.2009 RV)Pas pushimeve kaluar në Lë Kombë të Valle d’Aostas, Benedikti XVI është kthyer sot pas dite në Romë në aeroportin e Ciampinos, për të vijuar deri në Kastel Gandolfo. Këtu, në selinë verore të papëve në qytezën laciale pranë liqenit të Albanos, Ati i Shenjtë Jozef Racinger do të qendrojë deri në mbarim të shtatori, duke vazhduar pushimin por edhe punën.
Angazhimet e ardhshme të Papës Racinger, përveç takimit të së shtunës së ardhshme me mëse një mijë pjesëmarrës të lojërave botërore të notit, të dielën në mes ditë do të ketë Lutjen e Engjëllit të Tënzot në Pallatin Apostolik në Kastel Gandolfo, ndërsa pas dite gjithnjë në Pallatin Apostolik në do mbahet një koncert për nder të Atit të Shenjtë dhe audienca e përgjithshme me besimtarë e shtegtarë më datën 5 gusht, në pragun e 31 përvjetorit të vdekjes së Palit VI. Në program është kremtimi solemn i të Ngjiturit të Zojës në Qiell më 15 gusht. Meshën e kësaj feste të Zojës së Bekuar, Papa do ta kryesojë në Kishën famullitare.







All the contents on this site are copyrighted ©.