2009-10-13 15:46:25

Policia italiane arreston dy bashkëpunëtorë të atentatorit të djeshëm.


(13.10.2009 RV)Pas atentatit të djeshëm terrorist kundër kazermës ushtarake “Santa Barbara” në Milano, policia italiane arrestoi sot dy persona, ndihmës të atentatorit Muhamed Game, 35 vjeç me origjinë libiane. Dy personat në fjalë, Abdel Mohamed Kol, 52 vjeç, egjiptian dhe Imbaeja Izrafel, 33 vjeç, libian, e kanë ndihmuar terroristin të blinte një sasi prej 40 kg të nitratit të amonit që do të nevojitej për atentatin, material i cili u sekuestrua nga policia. Dje, gjatë atentatit, kamikazja humbi sytë dhe një krah dhe tani është në gjendje të rëndë. Nga shpërthimi u plagos gjithashtu një ushtar italian i kazermës. Nga ana tjetër prokuroria e Milanos njoftoi se tre terroristët nuk kanë pasur lidhje me organizata të tjera terroriste jashtë Italisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.