2009-11-10 19:33:42

Venezuela në alarm për sulme të mundshme nga Kolumbia.


(10.11.2009 RV)Përsëri tensione ndërmjet Venezuelës dhe Kolumbisë, pas vënies në gjendje gatishmërie të ushtrisë venezuelane nga frika e ndonjë sulmi kolumbian. Por qeveria e Bogotasë e përgenjështroi lajmin dhe iu përgjigj akuzave të Venezuelës duke thënë se do të protestojë pranë Organizatës së Shteteve Amerikane si edhe pranë Këshillit të Sigurisë së OKB-së.
Ka kohë që presidenti i Venezuelës Çavez kritikon Kolumbinë dhe presidentin Uribe, në mënyrë të veçantë për lejen që u ka dhënë amerikanëve të përdorin shtatë baza ushtarake kolumbiane.







All the contents on this site are copyrighted ©.