2009-11-27 17:55:02

Edhe Kina e Rusia me IAEA-n kundër Iranit


(27.11.2009 RV)Agjensia ndërkombëtare për energjinë atomike (IAEA) miratoi sot në Vjenë një rezolutë “çensure” kundër Teheranit, për mungesën e bashkëpunimit në programin bërthamor. Irani dënohet se deri në tetor, ka mbajtur fshehur ndërtimin e një impianti të ri bërthamor.
Gjithashtu, ka refuzuar ofertën e fundit të Agjensisë për të pasuruar jashtë vendit uraniumin e tij. Ambasadori iranian pranë agjensisë ndërkombëtare e quajti këtë rezolutë si dëm të madh për atmosferën e bisedimeve ndërmjet Teheranit dhe IAEA-s mbi programin bërthamor.
Rezoluta e Këshillit të guvernatorëve të agjensisë, ku bëjnë pjesë 35 vende, mori kësaj radhe edhe mbështetjen jo të zakontë të Kinës e të Rusisë. Ka mundësi që të pasojnë sanksione të reja ndërkombëtare kundër vendit të Ahmadinexhadit.







All the contents on this site are copyrighted ©.