2010-02-01 17:05:03

Bashkësia e Salezianëve në Prishtinë kremtoi festën liturgjike të themeluesit, Shën Gjon Boskut me Meshë e programe për të rinj


(01.2.2010 RV)Dje pra Kisha përkujtoi Shën Gjon Boskon, apostullin e madh të rinisë, që e krijoi një metodë edukative për të rinjtë në vështirësi duke u frymëzuar nga Shën Françesku i Sales. I shpallur shenjt ditën e Pashkëve të vitit 1934, Gjon Pali II e deklaroi atë e mësues të rinisë.
Bijtë e tij shpirtëror, Salezianët, e vijuan veprën e themeluesit në mbarë botës, e prej vitesh punojnë edhe ndër shqiptarë: në Shqipëri, Mal të Zi e Kosovë. E pikërisht mbi festën për nder të Shën Gjon Boskos në Prishtinë, na njofton Rabie Ibraj.....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.