2010-02-22 11:05:27

Me 22 shkurt kalendari Kishtar kremton festën e Katedrës së Shën Pjetrit.


(22.2.2010 RV)Data e 22 shkurtit për kalendarin e Kishës katolike përfaqëson ditën e festës së Katedrës së Shën Pjetrit. Kjo festë i referohet dinjitetit e autoritetit të Papës.
Pra, bëhet fjalë për një festë që nxjerr në pah përkujtimin e misionit që Jezu Krishti ia besoi Pjetrit Apostull. Para daljes se Shën Pjetrit nga Toka Shenjte dhe martirizimit të tij në Romë, selia e magjisterit (mësimit zyrtar të Kishës) të Pjetrit si i pari i apostujve, identifikohej me selinë e kishës së Antiokisë.
Edhe liturgjia Kishtare kremtonte këto dy momente me dy data të ndryshme: më 18 janar (Roma) e më 22 shkurt (Antiokia). Reforma e kalendarit i ka bashkuar në një festë të vetme, këtë të sotme. Ajo – shpjegon ‘Meshari Romak’ – “me simbolin e katedrës (selisë) vë në pah misionin e mësuesit dhe të bariut që Krishti i dha Pjetrit, detyrë të cilën Krishti e themeloi në personin e Pjetrit e atë të pasardhësve të tij, në saje të parimit e të themelit të dukshëm të unitetit të Kishës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.