2010-04-08 16:53:41

Pragë: SHBA e Rusia nënshkruajnë traktatin START.


(08.04.2010 RV)Presidenti amerikan Barak Obama dhe ai rus Dimitri Medvedev nënshkruan sot në Pragë traktatin për reduktimin e armëve bërthamore START. Përpara nënshkrimit të traktatit dy presidentët u takuan kokë më kokë. Temat kryesore për të cilat u bisedua ishin ngjarjet në Kirgizistan, çështja bërthamore iraniane dhe programi amerikan i mbrojtjes antiraketë në Evropë.
Traktati i ri parashikon reduktimin deri në 1550 copë, brenda shtatë vjetëve të ardhshme, të testatave bërthamore të montuara në raketa strategjike, për secilin prej këtyre dy vendeve. Reduktimi në fjalë është i barabartë me 30% të arsenalit që kanë aktualisht në dispozicion SHBA dhe Federata Ruse.







All the contents on this site are copyrighted ©.