2010-04-15 15:34:12

Afganistan: Obama mbështet Karzain si partner kundër Al-Kaedës.


(15.04.2010 RV)“Mendoj se presidenti Karzai është i aftë të drejtojë dhe ta stabilizojë vendin ndonse misioni i tij është i vështirë”. Kështu u shpreh Presidenti amerikan Barak Obama në një intervistë të gjatë dhënë televizionit kombëtar australian Abc gjatë së cilës i hodhi poshtë akuzat se koalicioni që udhëhiqet nga SHBA nuk po bën përparime në Afganistan. Obama gjithashtu theksoi se në Afganistan situata po shkon drejt përmirësimit dhe ripohoi planin e tërheqjes së trupave amerikane nga ky vend në vitin 2011. Nga ana tjetër sot bëhet e ditur se katër ushtarë gjermanë u vranë nga talebanët në një sulm me antitank.







All the contents on this site are copyrighted ©.