Sot më 15 prill kalendari Kishtar përkujton shën Anastasinë, martire
(15.4.2010 RV)Duke shfletuar kalendarin, sot më 15 prill Kisha përkujton Shën
Anastasinë, martire e shekullit të parë. Së bashku me Vasilikën apo Basilisën bëhet
nxënëse e apostujve Pjetër e Pal. Me to është edhe matrona romake, Luçina.
Të tria patën rol të njëjtë me “gratë e përshpirtshme” që ndoqën Jezusin në Udhën
e dhimbshme të Kryqit, deri mbi Klavar, për ta varrosur pastaj korpin e Shëlbuesit.
Anastasia, Valisilika e Luçina i qëndruan pranë deri në frymën e fundit princin e
Apostujve, shën Pjetrit si dhe apostullit të popujve, shën Palit, duke i varrosur
edhe trupat e tyre të martirizuar për shkak të fesë në Krishtin. Shën Anastasia,
së bashku me dy shoqet e veta, e varrosi trupin e shën Pjetrit Apostull jo larg cirkut
të Neronit në Romë, tek këmbët e kodrës romake Giangikolo, ku sot lartohet bazilika
që mban emrin e Tij. Ndërsa shën Pali u varros në një nga pronat e Luçinës, buzë Tiberit,
gjatë rrugës romake, Ostiense.