2010-04-15 15:34:45

Teheran: autoritetet nuk e lejojnë Khatamin të shkojë në Japoni.


(15.04.2010 RV)Irani nuk e lejoi ish-presidentin reformist Mohamad Khatami të largohet nga vendi për në Japoni, ku ishte ftuar për të marrë pjesë në konferencën për çarmatosjen bërthamore që do të zhvillohet në Hiroshimë. Lajmi u bë i ditur nga siti internet reformist Parlemannews.ir që sidoqoftë nuk jep shpjegime të hollësishme për shkaqet e kësaj mase që morën autoritetet iraniane kundër Khatamit. Siç dihet ish-presidenti Khatami gjatë zgjedhjeve të qershorit 2009 në Iran, pati përkrahur udhëheqësin reformist Mirhosein Musavi.







All the contents on this site are copyrighted ©.