2010-04-20 16:11:44

Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Mamberti viziton Malin e Zi


(20.4.2010 RV)Përfundoi sot vizita disa ditore e Sekretarit të Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Dominique Mamberti në Mal të Zi. Gjatë kësaj vizite, imzot Mamberti vizitoi e takoi personalitete Shtetërore të Malit të Zi dhe dy dioqezat katolike: Tivarin dhe Kotorin.
Gjatë vizitës së tij në kryedioqezën e Tivarit, imzot Mamberti takoi kryeipeshkvin imzot Gashin, klerin dhe vizitoi famullinë Kishtare të Shëna Ndout në Tuz.
Më hollësisht mbi këtë vizitë zyrtare e baritore të Sekretarit të Shtetit të Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet në Mal të Zi, të dëgjojmë françeskanin shqiptar Atë Pashk Gojçaj nga Tuzi në mikrofonin e programit shqip të Radio Vatikanit............RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.