2010-05-20 08:19:58

Don Robert Kola: të njohim fjalorin teologjik që ka tradita shqiptare e krishterë


(20.5.2010 RV)Në pjesën e dytë të bisedës me priftin shqiptar don Robert Kolën do të flasim për përvojën e tij si profesor i teologjisë dogmatike pranë Seminarit Ndërdioqezan “Zoja e Këshillit të Mirë” në Shkodër.
Po kujtojmë se sivjet Seminari Ndërdioqezan i Shkodrës “Zoja e Këshillit të Mirë” kremton Jubileun e 150 vjetorit të themelimit. E tradita e lashtë me vuajtje, vështirësi e realizime, është themeli mbi të cilin që me rënien e diktaturës komuniste, që kujtojmë se në fushën e përndjekjes së ashpër e mizore kundër Kishës e klerit, goditi së pari pikërisht Seminarit Papnor të Shkodrës, pra pikërisht mbi pasurinë e traditës sot Etërit Jezuitë në bashkëpunim me profesorë françeskanë, rregulltarë tjerë e dioqezanë punojnë e formojnë brezat e priftërinjve e rregulltarëve të ri shqiptarë.
Don Robert Kola është ndër profesorët e ri, jep lëndën e teologjisë dogmatike, e prej kohësh ka filluar edhe studimin e teologjisë që është formuar gjatë shekujsh në traditën e krishterë shqiptare. Më hollësisht mbi përvojën e tij si profesor teologjie pranë Seminarit Ndërdioqezan “Zoja e Këshillit të Mirë” në Shkodër dhe vlerën e zbulimit, të njohjen e sistemimit të fjalorit të traditës teologjike ndër shqiptarë, të dëgjojmë pjesën e dytë e të fundit të intervistës sonë....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.