2010-07-07 15:20:53

Mbretëresha Elizabetë II flet para Asamblesë së OKB së


Mbretëresha britanike, Elizabetë II, viziton për herë të parë pas 50 vjetësh Kombet e Bashkuara. Në fjalimin e mbajtur para Asamblesë së Përgjithshme në Nju Jork, Elizabeta II i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara për t'u përballur me luftën kundër kërcënimeve globale, për prosperitet dhe dinjitet të lartë. Mbretëresha britanike ofroi për këtë ndihmën e federatës së britanike "Komonvelt". Si problem më urgjent Elizabeta II e quajti terrorizmin dhe ndryshimin e klimës. Kujtojmë se Mbretëresha kishte mbajtur deri tani të vetmin fjalim para Asamblesë së përgjithshme të OKB së në vitin 1957.







All the contents on this site are copyrighted ©.