O Zoti em, ma fal sinqeritetin, ma jep instinktin me e njohun n’erë hipokrizinë;
Ti më jep edhe guximin, të vërtetën vehtes me ia thanë pa frikë, si kirurgu
m’ia vue thikën gangrenës; hydren me e shtypë, sa herë kërkon t’çojë krye, mos
të jem’ unë ujk i veshun me lëkurë kingji, as varr i zbardhun jashtë e, mbrêndë
kufomë! O Zoti em, ma jep sinqeritetin e fëmijës së pafajshëm, të thjeshtë
e pa mashtri! O Zoti em, ma jep sinqeritetin E njerëzve vullnet- mirë, që
paqë lypin, me vehten e me shoqin e, me Ty! Oh, kjo lutje nuk asht,
Nuk asht h i po k r i z i!
Definicione
Nje maskë e zbukurueme Që
hollë mbulon fytyrën e shemtueme. Sa vojna lyrë-ngjyrë që mëshefin rrudhat
e një plakës mënxyrë. Një pare kallpe e zbehtë Që në treg na del porsi flori
i vërtetë. Thesi që në grykë ka molla E poshtë der’në fund, ka veç gjarpijë
e bolla. Nje monument mermeri mbi kryma, mbi skeleta e kafka tméri, por
zemra ndinë si’ i akull në ty, që ngrinë, por shpirti i drejtë… nuk di… nuk di,
nuk di sesi… por, ndinë…. se jé h i p o k r i z i !
Kudra
Jé
Judë, që fjalën ké si shpirt- njeri, e për trathti ndaj Mësuesit psherëtitë, në
sa me një të puthun Mësuesin jé tue shitë, hipokrizi
për treqind pare argjend! Joab jé, që pret në besë e vê pusi: hasmin e falun
përqafon miqësisht, kur të msheftën thikë atij ia ngulë tinzisht hipokrizi
fillë në zemër, si gand…! Ti Sirenë magjepsore, shtrigë unjî: tërhjek detarët
e i thithë në pasqyrë të qétë dhe, ia përplasë anijen té ‘i shkamb nën détë hipokrizi
me knaqun synin tand! Të njoh mirë, hipokrizi… Ti jè trathti, lubi! Gënjen
synin pa sherri, Por zemra ndinë një erë gjaku në ty, që ngrinë, Por shpirti
i drejtë nuk di… nuk di sesi Por, ndinë… Se jé hipokrizi!
Nanë,
ktheju!
Njâsaj, që’ i ditë prej sulmeve Të Kulçedrës me shtatë krena, na
u bâ mburojë e, të nêmuna s’duroi t’i shohë këto dhena. Njasajë… por vaj, na
fajeve në verbim s’u vume cak e Nanës iu randue zemra, iku edh’e la këtë
prak! O ju, që parzme hekuri Luftuet për bésë e fé, idhtë tue valvitun Flamurin, shenjtnue
me gjak e bé, Zgjonju nën rrasa të heshtuna, ngrihnju me pa mjerim! Ndihma
e Arbënisë, e Pamposhtuna ç’u ba?... Si drita u shkim !!... Po a kurrë, thue,
ma kurrë Virgjina -me gjâmë kah thrret Shqipënia,- S’do të ndrisë, si ndriti
moteve Përbrinjë Rozafës… M A R I A ?! Tepër lënguem këso shtigjeve Si
fëmija mbetë pa nanë, për né ma dritë nuk lëshuene as hyj, as diell, as hanë Po
a kurrë, ma kurrë, s’do të ngrohemi? Pa shpresë do të rrijmë e të presim? Po
a heshtun gjithmonë valleja Do të ngeli, në terr kah dënesim?! Jo, jo! Pse
qiellëve të epëra Zoti me dorë të vet Ka shkrue: “ E Zojës asht Shkodra, e,
Zoja e Shkodrës së vet!” Qé, ké ato mure të ndrituna, -zemra m’a ndiën,- qé
zani i një populli në hov të galdimave, Tue brohoritë: “O ngâni !... Ktheu,
N A N A !” O, ditë ma e bukra që Arbënia prét, ago! Nanë ktheju, e, në mburoje
të hireve Në fé shenjte na vëllazno!