2010-07-29 15:59:18

Papa e Ungjilli në liturgjinë e festës së Shën Martës: dëgjimi i Fjalës së Zotit është parësor dhe frymëzon bamirësinë


(29.07.2010 RV)RealAudioMP3 Kisha Katolike kremtoi sot festën liturgjike të shën Martës. Në Ungjillin e sotëm dalin në pah fjalët, me të cilat Jezusi e kritikon mirësisht Martën, e cila nuk diti të zgjedhë “pjesën më të mirë”, atë të dëgjimit të Fjalës së Zotit, siç bëri e motra, Maria. Duket sikur Marta, që i kushtohet shërbimit e punëve të shtëpisë, ka të drejtë, por Ungjilli nuk është kurrë kaq i thjeshtë e bëhet i papritur me fjalët që Jezusi i thotë Martës, ku, siç shpjegoi Benedikti XVI në Engjëllin e Tënzot të së dielës së kaluar:
“… nuk ka përbuzje për jetën aktive, e aq më pak për mikpritjen bujare; por tërhiqet vëmendja ndaj faktit se e vetmja gjë vërtet e nevojshme është diçka tjetër: dëgjimi i Fjalës së Zotit; e Zoti në atë çast është aty, i pranishëm në Personin e Jezusit! Gjithçka do të kalojë e do të na merret, por Fjala e Zotit është e amshuar dhe i jep kuptim veprimtarisë sonë të përditshme” (Lutja e Engjëllit të Tënzot, 18 korrik 2010)
 







All the contents on this site are copyrighted ©.