Ballë për ballë në Londër për terrorizmin pakistanezi Zardari dhe britaniku Kamerun
(04.08.2010 RV)Presidenti pakistanez Asif Ali Zardari mbërriti në Britaninë
e Madhe për disa bisedime delikate me krerët londinezë. Në qendër të takimeve, shkëmbimi
i akuzave të rënda ndërmjet vetë Zardarit dhe kryeministrit britanik Dejvid Kamerun,
i cili ka shprehur dyshime mbi rolin e Pakistanit në mbështetje të terrorizmit ndërkombëtar.
Zardari ka akuzuar gjithashtu SHBA-të se po humbin luftën në Afganistan, duke fituar
vetëm kundërshtimin e Shtëpisë së Bardhë.