2010-09-25 15:29:44

Bëhet i njohur programi i vizitës së Papës në Santiago de Kompostela e Barcelonë


Më 6 e 7 nëntorin e ardhshëm, Benedikti XVI do të bëjë një udhëtim apostolik në Spanjë, ku do të shkojë në Santiago de Kompostela, me rastin e Vitit Jubilar Kompestelian dhe, në Barcelonë, për kushtimin e Tempullit të Sagrada Familia (Familjes Shenjte). Papa, informon një notë e Sallës së Shtypit të Vatikanit, do të mbërrijë në Santiago në orën 11.30 të së shtunës, 6 nëntor, ku do të takojë familjen mbretërore.
Në orën 13.00 do të vizitojë katedralen, nga ku do të përshëndesë shtegtarët. Pasdite, Papa do të kremtojë Meshën Shenjte të Vitit Kompostelian në Plaza del Obradorio të qytetit. Në mbrëmje do të transferohet në Barcelonë, ku të dielën, në orën 10.00, do të kremtojë Meshën në Kishën e Sagrada Families.
Pas drekës me kardinajtë dhe ipeshkvijtë spanjollë, Ati i Shenjtë do të vizitojë një strukturë katolike për fëmijët nevojtarë. Kthimi i Papës në Vatikan është parashikuar për në orën 19.15 nga aeroporti ndërkombëtar i Barcelonës.







All the contents on this site are copyrighted ©.