2010-12-01 16:54:25

I lartë tensioni ndërmjet dy Koreve


(01.12.2010 RV)Mbetet i lartë tensioni ndërmjet dy Koreve, pas alarmit të shërbimeve sekrete të Seulit, për të cilat ka shumë mundësi, që Koreja e Veriut të kryejë një sulm tjetër. Kina pati propozuar një takim të grupit 5+1 për ditët e para të këtij muaji, por Koreja e Jugut dhe SHBA-të nuk pranuan. Ndërkaq, krerët e Piongjangut ndodhen në Pekin për të diskutuar mbi krizën. Por, pavarësisht se Kina duket në marrëdhënie miqësore me Korenë e Veriut, është në të vërtetë armikja më e madhe e saj. Kështu mendon Mauricio Rioto, pedagog në Universitetin oriental të Napolit, ekspert për Azinë:RealAudioMP3
Unë mendoj se Koreja e Veriut po përpiqet me dëshpërim t’i japë të kuptojë Perëndimit se dëshiron të shkëputet nga Kina, sepse sa më shumë që të izolohet nga Perëndimi, aq më shumë Piongjangu lihet në duart e Kinës. Koreja e Veriut dëshiron që Perëndimi të mundësojë biseda jo në grupin 5+1, por dypalëshe, pikërisht për të dalë nga orbita e Pekinit. Por SHBA-të nuk kanë qenë asnjëherë dakord. Kur Perëndimi ta ketë kuptuar këtë lloj thirrje për ndihmë të Koresë së Veriut, ajo vetë do të ketë më shumë mundësi të largohet nga Kina dhe të bashkohet me Korenë e Jugut.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.