2010-12-07 15:53:38

Çmimi Nobel për paqen nuk mund të tërhiqet nga fituesi, por nga lideri kinez i protestave në Tienanmen


(07.12.2010 RV)Komiteti norvegjez, që jep Çmimin Nobel për paqen, lajmëroi sot se 19 vende do të bojkotojnë ceremoninë e dorëzimit të çmimit për fitimtarin e këtij viti, disidentin kinez Liu Ksiaobo.
54-vjeçari ndodhet në burg, i dënuar më 11 vjet burgim, për shkrimet e tij pro demokracisë. Kina e konsideron kriminel. Përveç Pekinit, në ceremoninë e dorëzimit të Çmimit Nobel nuk do të marrin pjesë Rusia, Serbia, Kazakistani, Kolumbia, Tunizia, Arabia Saudite, Pakistani, Iraku, Irani, Vietnami, Afganistani, Venezuela, Filipinet, Egjipti, Sudani, Ukraina, Kuba dhe Maroku.
Meqë edhe gruaja e Liu Ksiaobo është në arrest shtëpiak dhe dy vëllezërve nuk do t’u lejohet të dalin nga Kina, më 10 dhjetor, dita e dorëzimit të çmimit, do të jenë të pranishëm rreth 40 refugjatë kinezë dhe ish-krerët e lëvizjes studentore të Tienanmenit. Njëri prej tyre, Jan Zhianli, do të marrë në dorëzim çmimin.







All the contents on this site are copyrighted ©.