Edhe dioqeza e Sapës kremtoi solemnisht festën e Zojës së Lurdë në Katedralen e së
Lumes Nënë Terezë në Vau-Dejës e shënoi Ditën dioqezane kushtuar të sëmurëve. Kujtojmë
temën e mesazhit të Papës Benediktit XVI për Ditën Botërore të të Sëmurit, që u kremtua
më 11 shkurt, në festën e Zojës Lurdë “Nga plagët e Tij u shëruat”. Po veçojmë
se Viti 2011në Evropë i kushtohet vullnetariatit. E dita e të sëurit qe një nxitje
për formimin shpirtëror e moral të veprimtarëve të shëndetësisë, të mjekëve, të infermierëve
e të farmacistëve. Pastaj duhet të tërheqë vëmendjen ndaj ndihmës shpirtërore për
të sëmurët. Flasim për meshtarët, për kapelanët e spitaleve, por edhe motrat rregulltare
e për laikët, që formojnë bashkësi, për t’u qëndruar afër të sëmurëve . Nga Vau-Dejës
na njofton Violeta Marashi........