Papa shpreh afërsinë e tij me popullsinë japoneze të goditur nga tërmeti
Papa ka shpreh afërsinë e tij me popullsinë japoneze të goditur nga tërmeti e cunami
e cila jep një “shembull të madh dinjiteti e guximi në përballimin e emergjencës shkaktuar
nga kjo tragjedia që ka shkatërruar vendin. Benedikti XVI dje gjatë lutjes së Engjëllit
të Tënzot në Vatikan ripohoi “pjesëmarrjen e tij në dhimbjen e popullsive për humbjet
e shumta të të dashurve e për dëme të mëdha materiale që kanë pësuar, duke vënë në
pah dinjitetin e guximin e japonezëve, disiplinën e autokontrollin me të cilin ata
po i bëjnë ballë emergjencave të mëdha e të rënda të kësaj tragjedie. Po ja fjalët
e Papës Racinger: “Të dashur vëllezër e motra, pamjet e tërmetit tragjik e si
pasojë të cunamin në Japoni, na kanë prekur të gjithëve thellësisht. Dëshiroj të rinovoj
afërsinë time shpirtërore ndaj popullsitë së dashura të atij Vendi, që me dinjitet
e guxim është duke i bërë ballë pasojave të fatkeqësive . Lutëm për viktimat e për
familjarët e tyre, e për të gjithë ata që vuajnë për shkak të këtyre ngjarjeve të
tmerrshme. Inkurajoj të gjithë ata, që me gatishmëri shembullore, janë të angazhuar
në sjelljen e ndihmave. Të mbesim të bashkuar në lutje. Zoti është afër presh!"