Kardinali Ravazi, “Oborri i paganëve” edhe në Tiranë e Bukuresht.
Në takimin e parë i “Oborrit të paganëve” mbajtur në Paris, do të thotë nisma e dialogut
me jo besimtarët me dëshirën e Papës Racinger mbi shembullin e sallës së pritjes apo
të hollit të Tempullit të Jerusalemit ku priftërinjtë dialogonin me jo hebrenjtë,
është pritur mirë e “më një atmosferë përzemërsie. Cilësia e fjalimit ka qenë e nivelit
të lartë, siç shpresohej, me figura të nivelit të lartë të botës së kulturës”. Kështu
tha gjatë një konference shtypi Kryetari i Këshillit Papnor për Kulturën, kardinal
Xhanfranko Ravazi, organizator i takimit të parë ndërkombëtar, i cili marsin e kaluar
u prit në kryeqytetin francez në selinë e UNESKO-s e në Sorbonë, për të përfunduar
pastaj para Katedrales Noter Damë të Parisit me një ndërhyrje të paharrueshme të Papës
Benediktit XVI në lidhje të drejtpërdrejtë televizive”. “Tani, shpjegon kardinali
Ravazi – dialogu i filluar shkon përpara e perspektiva është ajo e zgjerimit. Etapat
e ardhshme të këtij dialogu kulturor me jo besimtarët do të jenë Bukureshti, Tirana,
Stoklòhmi, Praga e Barcelona”. Gazetarëve që ankoheshin për vështirësitë që kanë
hasur për të ndjekur punimet e “Oborrit të paganëve”, për arsye të mos shpërndarjes
së teksteve të ndërhyrjeve nga ana e Dikasterit të Vatikanit, Ravazi kujton se Selia
e Shenjtë ka mjetet e kufizuara: “kolegët e mi të kulturës – vërejti kardinali Ravazi
– kanë mjete tjera shumë të mëdha në diskonim. Pastaj, nuk i kemi kërkuar tekstet
përpara, për t’u lënë lirinë e plotë bashkëbiseduesve”. Nga ana tjetër, shtoi, “ajo
e Giuliano Amato-s ka qenë ndërhyrja më e bukur, me një cilësi të jashtëzakonshme,
mirëpo ai ka folur pa tekst e prandaj akoma nuk e kemi përgatitur tekstin e fjalimit
të tij”. Ravasi njoftoi edhe një fakt “emblematik”, filozofi francez Jean Marc Ferry,
të cilën e takoi në Paris me rastin e zhvillimit të “Oborrit të paganëve”, i ka kërkuar
të shkruajnë një libër së bashku mbi Ungjillin e Gjonit. “Me ateizmit më të kulturuar
e të ngritur – përfundoi Ravazi –arrijmë të ndërmarrim një dialog, por na shqetëson
ateizmi praktik i cili refuzon të shtroj problemin e çështjen e Zotit ose e banalizon
atë”. Konferenca e shtypit e nxiti kardinalin Xhanfranko Ravazi të theksojë edhe
një herë rëndësinë që ka “Oborri i paganëve”, pas përvojës entuziazmuese të Parisit: “E
zgjodha me qëllim Parisin, si emblemë të laicitetit pothuajse absolut, e atje pashë
se, për shembull, dialogu është shumë më i hapur, sesa këtu, në Itali”. Kardinali
theksoi edhe se “Oborri i paganëve” do të jetojë një përvojë e re në Rumuni e në Shqipëri: “Cila
është perspektiva, që kemi sot para nesh? Është problemi i një tipi të ri të ateizmit,
të ateizmit praktik, popullor, që quhet indiferencë, ose edhe më keq, quhet banalizim
i çështjeve teorike, teologjike, shpirtërore… Prej këndej, ngula këmbë mbi çështjen
e të rinjve”. Kryetari i Këshillit Papnor të Kulturës ripohon se të rinjtë
konsiderohen si bashkëbisedues të privilegjuar të “Oborrit të paganëve”.