2011-04-12 14:50:42

Lumnimi i Gjon Palit II: për shtegtarët një faqe interneti me fotografi e kujtime udhëtimesh


(12.04.2011 RV)Është ‘on line’ që dje faqja e internetit “Në udhëtim me Gjon Palin II”, në të cilën shtegtarët, që do të vijnë në Romë për lumnimin e Papës më 1 maj, mund të shkëmbejnë fotografi, kujtime dhe informacione praktike. Nisma është marrë nga Vepra Romake e Shtegtimeve, e cila organizon të gjitha ngjarjet rreth 1 majit.
Kjo faqe interneti mund të klikohet përmes Facebook-ut dhe rrjeteve të tjera shoqërore në web, por edhe përmes adresës . Në të gjenden informacione mbi mënyrat e arritjes në Romë, mbi hotelet e strehimet, mbi programet e iniciativat e ditëve rreth lumnimit të Gjon Palit II, mund të konsultohen harta e një hapësirë “Multimedia” për ata, që s’mund të vijnë në kryeqytetin italian më 1 maj.







All the contents on this site are copyrighted ©.