Dy gratë më në zë të regjimit të Gedafit, në Tunizi
(18.05.2011 RV)Si për të treguar se anijen që mbytet e braktisin të gjithë,
këto orë, qarkullon lajmi se njëra nga gratë e liderit të Libisë, Muhamar Gedafi dhe
vajza e tij, Aisha janë larguar për në Tunizi. Dy femrat më të rëndësishme të regjimit,
sipas televizionit arab Al-Zhazira, ndodhen në ishullin e Gjerbës, ku të dielën ka
mbërritur edhe djali i madh i Gedafit e eksponentë të tjerë të qeverisë, që kanë vendosur
ta braktisin kolonelin.