Papa do të përurojë më 4 korrik ekspozitën e artit kushtuar 60 vjetorit të meshtarisë
së tij.
Benedikti XVI do të përurojë personalisht ekspozitën e artit me temën “Shkëlqimi
i së vërtetës, bukurisë e dashurisë” më 4 korrikun e ardhshëm, në kuadrin e kremtimeve
të 60 vjetorit të shugurimit të tij meshtarak. Ekspozita, e organizuar nga Këshilli
Papnor për Kulturën, do t’u paraqitet gazetarëve të premten më 17 korrik, pranë Sallës
së shtypit të Selisë së Shenjtë, nga presidenti i dikasterit vatikanas kardinali Gianfranco
Ravasi, e nga përgjegjësi i departamentit “Arti e feja”, imzot Pasquale Iacobone.