2011-07-19 16:18:28

Shqipëri: kryeministri Berisha bënë ndryshme në kabinetin qeveritar


Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha i propozoi sot Presidentit të Republikës dekretet për emërimin e dy ministrave të rinj të kabinetit qeveritar.
Zyra e shtypit e kryeministrisë bëri të ditur se Kreu i Ekzekutivit propozon emërimin e zotit Eduard Halimi në postin e Ministrit të Drejtësisë, si dhe shkarkimin e zotit Ferdinand Xhaferaj nga detyra e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe emërimin në këtë detyrë të z. Aldo Bumçi.
Ky ndryshim në kabinetin e Këshillit të Ministrave, pas zgjedhjeve të 8 majit, vjen pasi dy postet, ai i ministrit të Drejtësisë dhe të Kulturës kishin mbetur bosh për shkak të kandidimit të dy ish ministrave në zgjedhjet lokale, konkretisht Lulzim Basha dhe Ferdinand Xhaferri. (ATSH-ja)







All the contents on this site are copyrighted ©.