Kurorë kremtimesh kushtuar Virgjrës Mari, Nënës Hyjnore, Zojës Rruzare në bashkësinë
Kishtare të Bishtazhit të Gjakovës në Kosovë, ku edhe si vjet Mesha e Shenjtë e festës
së Zojës Rruzare më datën 7 tetor u kremtua solemnisht e me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme
të besimtarëve nga të gjitha viset e Vendit. Sivjet Meshën solemne e kryesoi dom
Agim Qerkini, misionar në Lucern të Zvicrës në bashkë kremtim me don Marjan Demaj,
famullitari i bashkësisë kishtare të Bishtazhinit e me shumë meshtarë e rregulltarë
tjerë. Festa e Zojës Rruzare në bashkësinë Kishtare të Bishtazhinit është një kremtim
shpirtëror vërtet i fortë e prekës, me një pjesëmarrje të madhe e të thellë shpirtërore
të besimtarëve dhe një takim vëllazëror mes bijve të kësaj Kishe famullitare e të
besimtarëve të trevave kosovare. Festa është paraprijë me treditëshin shpirtëror të
udhëhequr nga françeskani prej Malit të Zi, Atë Prelë Gjurashaj. Edhe sivjet pra rreth
elterit të Zojës rruzare u mblodhën me mijëra e mijëra besimtarë nga të katër anët
e Kosovës. Të kujtojmë se lutja Mariane e Rruzares Shenjte të çon drejtpërdrejtë
në takim me Jezu Krishtin. Shqiptimi i uratës së Rruzares Shenjte është lutje bisedë
me Zojën e Bekuar mbi të Birin e saj e shpëtimtarin tonë, Jezu Krishtin. E ndërsa
bisedojmë me Nënën e Krishtit, e ndjejmë nevojën të lidhemi e të bashkohemi me vetë
Jezusin. Ata që i luten Marisë, e ndjejnë menjëherë se sytë e tyre nuk mund të ndalohen
vetëm në fytyrën e Nënës, sepse Nëna lidhet ngushtë me të Birin, Jezu Krishtin e kështu
duke e lutur Rruzaren, ne vihemi në kontakt me Zojën e Bekuar e me Shëlbuesin e botës,
Jezu Krishtin. Më tepër mbi kremtimin e sotëm të festës së Zojës Rruzare në
fshatin Bishtazhin, ta dëgjojmë shërbimin e Rabie Ibrajt nga Prishtina.......