2012-06-04 16:23:59

Impenjimi i kryedioqezës së Sidneit në mbrojtje të vlerës universale të familjes.


“Në shoqërinë e sotme ndjehet fort nevoja për të rizbuluar kuptimin e martesës dhe rëndësinë e familjes”. Këtë deklaron motra Gjovana Farkuer, drejtoreshë e Komisionit për ekumenizmin dhe marrëdhëniet ndërkonfesionale pranë kryedioqezës së Sidneit, lidhur me debatin politik mbi martesën, që vijon në Australi. Familja, shpjegon rregulltarja në faqet e gazetës vatikanase ‘L’Osservatore Romano’, është vend ku jeta mirëpritet e ushqehet si dhuratë; vatër e ngrohtë, ku fëmijët mund të edukohen me vlerat njerëzore, mund të njohin thellësisht vetveten, mund të mësohen të duan Zotin e të afërmin.Rregulltarja citon fjalët e Benediktit XVI: “Familja, e bazuar mbi martesën, është pasuri e mbarë njerëzimit”, është institucion themelor, qelizë jetike, shtyllë e shoqërisë. E kjo u intereson njëlloj si besimtarëve, ashtu edhe jo besimtarëve. “Forca dhe liria e shoqërisë sonë, lindën, u rritën e u fuqizuan mbi bazën e familjes, të dashurisë besnike e fekonde të çifteve të martuara, të bekuara, të inkurajuara e të mbështetura nga feja”- nënvizon rregulltarja, duke pasur parasysh diskutimin publik lidhur me martesën e njerëzve të të njëjtit seks, në agjendën politike australiane. Motra nënvizon edhe se një nga pasuritë e përbashkëta të të trija feve ambrahamitike: hebraizmit, islamit e krishterimit, është familja e pandashme, e bazuar mbi martesën e qëndrueshme. “Martesa, si bashkim i burrit me gruan, vijon rregulltarja australiane, është një e vërtetë natyrore, thellësisht njerëzore, por që kuptohet më gjerësisht nën dritën e fesë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.