2012-07-11 18:04:55

Koncert i West-Eastern Divan Orchester për nder të Papës Benediktit XVI


Mjeshtri Daniel Barenboim e West-Eastern Divan Orchester, e përbërë nga muzikantë hebrenj, të krishterë e myslimanë, në ora 18.00 në Kastel Gandolfo, ofruan një koncert për nderë të Papës Benediktit XVI, në festën e emrit të tij, që bie sot në të kremten e shën Benediktit, Abat. Koncerti pat si program Simfoninë n. 6, Pastorale, e Simfoninë n. 5 të Ludwig van Beethoven. I pranishëm në koncert edhe presidenti i Republikës italiane, Giorgio Napolitano, me bashkëshorten, të cilët pas koncertit janë mysafirë të Papës për darkë. Për moderniteti e muzikës së Beethovenit, në mikrofonin e Radio Vatikanit flet mjeshtri Daniel Barenboim:...........RealAudioMP3

Muzika mbetët gjithmonë bashkëkohore: simfonitë e Beethovenit nuk janë moderne sepse janë shkruar shumë vite më parë mirëpo janë bashkëkohore në kuptimin që kanë një rëndësi për botën e sotme. Janë shprehje e shpirtit njerëzor që nuk ndryshon, edhe pse teknologjia ka avancuar botën e qenien njerëzore: por shpirti i njeriut ka mbet, në kuptimin më të thellë, i njëjtë.

Duke shkuar më tej, ju e filloni koncertin me simfoninë n. 6 të Beethovenit, partitura e së cilës – siç dihet – është më shumë shprehje ndjenjash se pikturë...

Nuk është simfoni përshkruese, madje dihet se ndërsa po e shkruante simfoninë pastorale Beethoven lexonte Kantin e filozofinë e tij mbi natyrën. E është kjo që e ka frymëzuar Beethovenin, më shumë se natyra si diçka përshkruese. Nuk është pamje e natyrës por është ndjenjë e natyrës, është ndjenjë e qenies njerëzore para këtij fenomeni të pashpjegueshëm që është natyra. Në këtë kuptim – e nuk e them këtë pse ekzekutojmë për Papën – vërtet është një shprehje gati fetare e shpirtërore e natyrës e mendoj se kjo është përmbajtja e kësaj vepre.

Maestro Barenboim, simfonia n. 5 fillon me një pauzë crome më e famshmja e muzikës: çka fshihet prapa saj?

Nuk mund të përdorën fjalët për të folur për muzikë; sikur të mund ta shpjegonim muzikën me fjalë, muzika nuk do të ishte e nevojshme. Natyrisht fillimi i simfonisë shpreh një dramatizëm të madh e pikërisht kjo është një deklaratë guximi e ekzaltimi.

Simfonia n. 5 është në do minore, ajo n. 9 është re minore. Ekziston një lidhjes mes do minore, tonalitet tragjikë, e re minore që përmbyll simfoninë beethoviane me një himn gëzimit, me një lutje drejtuar pozitivitetit që përkujton besimin dhe shpresën e Beethovenit në artë e posaçërisht në muzikë, për ta shpëtuar njerëzimin..

Kjo tipike për filozofinë beethoviane; si simfonia n.5 që fillon në do minore e mbaron në do maggiore, si simfonia n.9 që fillon në re minore e përfundon në re maggiore, duan të shprehin një gjë të qartë: kalimi nga kaosi në rend, kalimi nga pasiguria tek bindja absolute. E në këtë kuptim filozofia beethobiane është shumë pozitive.







All the contents on this site are copyrighted ©.