2012-08-07 16:42:44

Në Nigeri sulmohet një kishë: 19 viktima


Mbrëmë, gjatë një sulmi kundër një kishe ungjillore në Nigeri, mbetën të vrarë 19 të krishterë. Besimtarët ishin mbledhur për të lexuar Biblën, kur njerëz të armatosur hynë në kishë dhe hapën zjarr. Akoma nuk është marrë përsipër atentati, por sekti integralist islamik “Boko Haram” njihet si autor i akteve të tilla terroriste. Të shtunën, kreu i sektit, Abubakar Shekau kërkoi dorëheqjen e kreut të shtetit, Gudlak Xhnatan, duke e ftuar të bëjë pendesë e të largohet nga pushteti. Boko Haram ka hyrë në listën e zezë të SHBA-ve, si organizatë e rrezikshme terroriste.







All the contents on this site are copyrighted ©.