E diel 4 nëntor, Kisha katolike kremton të dielën e 31-të gjatë vitit kishtar.
Gjithnjë më 4 nëntor kalendari kishtar përkujton shën Karl Borromeun, kryeipeshkëv
i Milanos e kardinal si dhe shenjtorët Vitali e Agrikola, martirë bolonjezë. Liturgjia
e festës na kujton se secili nga ne ka nevojë ta gjejë rrugën e vet në jetë: Jezusi
na fton të ecim pas tij, si grigja pas bariut, drejt gurrave të jetës. E jo vetëm
në këtë botë, por në amshim.
Të hënën më 5 nëntor përkujtohen shenjtorët
Domnini, Teotini me shokët martirë. Liturgjia e festës së tyre na kujton se kur duam
me të vërtetë, nuk presim kurrfarë shpërblimi. Duam ashtu si na do Zoti, që na shpëtoi
e na fton çdo ditë në tryezën e vet, pa kërkuar dhuratë tjetër, veç asaj të dashurisë
për Të e për të afërmin.
Të martën më 6 nëntor, kalendari përkujton
shën Leonardin vetmitar. Jepi, o Zot shërbëtorit tënd një zemër të përvujtë’: ta përsërisim
së bashku këtë lutje që na kujton se feja në Krishtin na bën të lirë, e megjithatë
shpesh herë vazhdojmë të jemi skllevër të besëtytnisë e të egoizmit.
Të
mërkurën më 7 nëntor, kalendari përkujtonshën Ernestin, të cilin Kisha
do ta kremtojë të mërkurën, na kujton se Zoti e bekon njeriun, që i do e i ndihmon
me gjithë zemër vëllezërit, edhe pse i duhet të mbartë çdo ditë mbi supe kryqin e
vet. Si mësuesi, ashtu edhe nxënësi. Kryqi është filli i kuq, që përshkon gjithë jetën
tonë, bën pjesë në planin që ka Zoti për ne. Psenë e kësaj barre të rëndë që na vë
mbi supe, duhet ta zbulojmë me lutje e reflektim.
Të enjten më 8 nëntor
kalendari përkujton shën Adeodatin I papë si dhe shenjtorët e Martirët, reliket
e të cilëve pushojnë në paqe në Bazilikën e shën Pjetrit në Vatikan. Përkujtimi i
këtyre shenjtorëve na kujton se ta kesh zemrën të lirë, nuk do të thotë t’i shembësh
urat që të lidhin me të gjithë e me gjithçka, të jetosh sikur të tjerët të mos ishin,
por do të thotë t’u japësh të gjitha gjërave peshën e drejtimin e duhur. Kështu mund
të bëhemi nxënës që ulen për të mësuar çdo ditë në bankat e shkollës së Zotit.
Të
premten më9 nëntorbie festa e Kushtimit të Bazilikës së Lateranit
në Romë, pra liturgjia na kujton se ky tempull është katedralja e ipeshkvit të
Romës dhe Kisha nënë e të gjitha Kishave romake e, sidomos, se tempujt e ndërtuar
nga duart e njeriut janë në shërbim të gurëve të gjallë, do të thotë të Kishës që
secili nga ne është i thirrur ta ndërtojë në zemër të vet, së bashku me të gjithë
vëllezërit.
Të shtunën me 10 nëntor, kalendarit përkujton shën Leonin e
madh, papë e doktor të Kishës, që na kujton se po të ecim sipas shembullit të
atyre që e morën seriozisht mesazhin ungjillor, duke flijuar jetën për të gjithë,
mund të shpëtojmë nga çdo lloj skllavërie e të drejtohemi nga të mirat e amshuara,
që na janë premtuar.
Të dielën e ardhshme me 11 nëntor, Kisha do të kremtojë
të dielën 32-të gjatë vitit, e gjithnjë më 11 nëntor, përkujtohet edhe shën Martini,
ipeshkëv i Turit dhe shën Bartolomeut, abat i Grotaferratës. Liturgjia e kësaj
dite na kujton se kush jeton për Zotin, dhuron gjithnjë me duar plot e nuk mbetet
kurrë i zhgënjyer.