2013-05-12 16:45:04

Papa Françesku: Zoti i ndihmoftë të krishterët kudo në botë pësojnë dhunë e vuajtje


“Ti lutemi e t’i kërkojmë Zotit t’i mbështesë shumë të krishterë që pikërisht në këto kohë e në shumë anë të botës akoma sot vuajnë për shkak të dhunës. Zoti u dhashtë atyre guximin e besnikërisë e forcën për t’iu përgjigjur së keqes më të mirën”. Kështu tha mes tjerash Papa Françesku gjatë Meshës së Shenjtë kremtuar sot në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikanit, gjatë së cilës kanonizoi 813 ‘martirët e Otrantos’, të vrarë nga Turqit në vitin 1480 për shkak se nuk pranuan të braktisnin fenë në Krishtin dhe refuzuan përqafimin e islamit. “Me këtë kanonizim shenjtorësh Papa Françesku i ofron Kishës e botës mbarë një faqe të të frytshme e të shkëlqyeshme të historisë sonë”, pohoi kryeipeshkvi Donato Negro duke komentuar pjesëmarrjen masive të katolikëve nga mbarë Puglia në kanunizimin e Martirëve të Otrantos të vrarë ‘për urrejtje të fesë’ gjatë rrethimit turk të qytetit të më 1480.
Gjithnjë sot Papa Bergoglio kanonizoi edhe dy motra rregulltare, Maria Laura Montoya y Upegui, themeluese e Kongregatës së motrave misionare të së Lumes Virgjër Mari të Papërlyeme e të Shën Katarinës nga Siena, dhe Maria Guadalupe Gracia Zavala, bashkëthemeluese e Kongregatës së Motrave Shërbëtore të Shën Margaritës Maria e të të Varfërve.
Gjatë ceremonisë së kanunizimit kremtuar në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan morën pjesë me dhjetëra mijëra besimtarët nga të katër anët e botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.