2013-11-18 17:59:33

Kryeministri i Bahamas takohet me Papën dhe me imzot Parolin: emigracioni, në qendër të bisedimeve


Sot paradite, Papa Françesku priti kryeministrin e Bahamas, Perry Gladstone Christie. Më pas ai u takua edhe me Sekretarin e ri të Shtetit të Vatikanit, imzot Pjetro Parolin, i cili pikërisht sot, filloi detyrën. “Gjatë bisedimeve të përzemërta – njofton nota e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë – u fol për temën e emigracionit dhe për kontributin, që jep Kisha Katolike për popullsinë, në veçanti, në sektorin shoqëror dhe edukativ”.








All the contents on this site are copyrighted ©.