2014-12-10 16:53:59

Gjon Pali II “Lutje Zojës së Loretos”


(Me rastin e 700-vjetorit Lauretan)

O Mari, të drejtohemi Ty sot,
në shtëpinë tënde Shenjte të Loretos,
kujtesë e misterit të Hyjit bërë njeri
në kraharorin tënd të kulluar
për virtyt të Shpirtit Shenjt.
Adhurojmë ngjarjen e mrekullueshme
shenjë mahnitëse e dashurisë së Hyjit për ne!
Shembulli yt na jep zemër ta ndërtojmë gjithë jetën,
mbi themelet e fjalës së Ungjillit.
Nënë e mëshirës, nxirrna nga Jezusi,
hirin e faljes e të çlirimit nga e keqja;
e nxirre për mbarë njerëzimin,
pushtuar ende nga urrejtja e egoizmi,
hirin e shpëtimit e të paqes!
Në gjurmë të shtegtarëve të panumërt
që prej shtatë shekujsh ngarendin tek kjo shtëpi,
vijmë edhe ne,
e lëshojmë në dorën tënde,
dëshirën për kthesën e madhe.
U bëftë shtëpia jote e Nazaretit
për shtëpitë tona
model i fesë së jetuar e gurrë shprese,
që në kishat shtëpiake të rritet Kisha Shenjte
e të përhapet kudo, dashuria e Krishtit:
“O dhimbshmja, o e buta, o e ëmbla Virgjëra Mari”.









All the contents on this site are copyrighted ©.