2015-05-07 14:23:00

Papa vlerëson në Mali dialogun me islamin për mbrojtjen e së mirës së përbashkët dhe të thesarit kulturor


Papa Françesku falënderon ipeshkvijtë katolikë të Republikës së Malit për “ruajtjen dhe kultivimin, në një kontekst delikat, të dialogun me myslimanët për mbrojtjen e thesarit kulturore të Malit, në mënyrë të veçantë të bibliotekave të mëdha të Tombouctou, që janë thesar e pasuri e njerëzimit”. “Situata delikate” që po kalon “prej vitesh” Republika e Malit, shpjegoi Papa, “nganjëherë ka vënë në krizë bashkëjetesën ndërmjet pjesëve përbërëse të shoqërisë, duke mos kursyer harmoninë ndërmjet burrave e grave të feve të ndryshme, të pranishme në tokën maliane, që është tokë me një të kaluar të lavdishme, sinonim i traditave të admirueshme të tolerancës e të kohezionit “.
Papa Françesku në fjalimin që ua dorëzoi ipeshkvijve katolikë të Republikës së Malit, të cilët sot i priti në Vatikan në audiencë me rastin e vizitës së tyre pesëvjeçare, ad Limina Apostolorum, i porositi prelatët që “kur të ktheheni në vendlindje, - theksoi Papa - t’u transmetoni besimtarëve, por edhe bashkëqytetarëve tuaj të të gjitha kategorive shoqërore e të të gjitha feve, burrave e grave vullnet mirë, të impenjuar në luftën kundër jo tolerancës e përjashtimit, sigurinë e afërsisë sime, pasi që në këto momente të vështira që po kalon Vendi, çdonjëri është i thirrur të kërkojë të mirën e përbashkët, dhe të shikojë lartë përtej horizonteve të egoizmit e të interesave të njëanshme”.








All the contents on this site are copyrighted ©.