2015-06-26 16:51:00

Papa: të vlerësohet gruaja, jo ideologjive kundër familjes e martesës


Të vlerësohen gratë në Kishë e në shoqëri. Takimi me delegatet e Konferencës Ndërkombëtare Katolike të prijëseve skaut i dha shkas Papës Françesku të flasë për kontributin e grave, të denoncojë përhapjen e idelogjive, që shkojnë kundër natyrës dhe kundër planit të Zotit për familjen e martesën. Duke cituar enciklikën “Lëvduar qofsh”, Ati i Shenjtë nënvizoi edhe rëndësinë e edukimit ekologjik për ndryshimin e mendësisë e të sjelljeve, që kërcënojnë ambientin.

         Konferenca e prijëseve është themeluar 50 vjet më parë e është organizatë paralele me atë të skautëve, pra, janë skautet femra. Pikërisht grave, Papa iu drejtua me fjalët:

         “Jemi në një botë, në të cilën përhapen ideologji kundër natyrës e planit të Zotit për familjen e martesën. Prandaj, duhen edukuar vajzat jo vetëm me bukurinë e me madhështinë e thirrjes së tyre si gra, me konceptin e marrëdhënieve të drejta e të diferencuara ndërmjet burrit e gruas, por edhe me perspektivën e marrjes së përgjegjësive të rëndësishme në Kishë e në shoqëri”.

         Ati i Shenjtë vuri në dukje promovimin dhe edukimin e grave në vendet, ku i konsiderojnë inferiore, por u kërkoi prijëseve edhe të shpallin me gëzim Ungjillin, me dëshminë e jetës, e të promovojnë stile jete që respektojnë ambientin.








All the contents on this site are copyrighted ©.