2016-03-11 14:53:00

Ipeshkvijtë e SHBA-ve: të deklarohet “genocid” persekutimi kundër të krishterëve


Ipeshkvijtë amerikanë nderojnë “martiret e dashurisë”, katër motrat misionare të Nënë Terezës, që u vranë në Aden të Jemenit, së bashku me 12 laikë. E kërkojnë një “përgjigje ndërkombëtare” e një deklaratë publike nga ana e Departamentit të Shtetit amerikan kundër “genocidit në vijim në Lindjen e Mesme, që prek të krishterët, jazidët dhe pakicat e tjera fetare”. “Ftojmë të gjithë besimtarët e të gjithë njerëzit vullnetmirë – shkruajnë ipeshkvijtë në një notë – të tregojnë solidaritet me njerëzit e të gjitha feve, jeta e të cilëve kërcënohet nga e keqja, nga indiferenca, nga urrejtja e nga terrorizmi”.

 

Deklaratë e nevojshme për të shpëtuar të krishterët në Lindjen e Mesme

         “Përsërisim thirrjen tonë për t’i deklaruar ‘genocid’ persekutimet kundër të krishterëve dhe pakicave fetare në Lindjen e Mesme. Kjo deklaratë është e nevojshme për t’u shpëtuar jetën e për t’i mbrojtur të gjithë ata, që detyrohen të përballojnë dhunën e ekstremistëve”. Bashkësia e krishterë, së bashku me realitete të tjera, saktësojnë, “po punon që të mblidhen provat e nevojshme për të nxitur reagimin e Departamentit të Shtetit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.