2016-03-25 15:21:00

Deklaratë e drejtorit të Sallës së Shtypit, atë Federiko Lombardi


Ate Federiko Lombardi, drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, bëri sot këtë njoftim, përsa i përket sigurisë në kremtimet e Pashkëve:

 “Duke iu referuar deklaratës së një gazetari, në një transmetim televiziv, që u transmetua mbrëmë [në Itali], përsa i përket pranisë së Policisë italiane brenda Shtetit të Vatikanit, sqarojmë se, pavarësisht nga marrëdhëniet e përditshme të bashkëpunimit të frytshëm ndërmjet Xhandarmërisë Vatikanase dhe organizmave të Policisë italiane, ai pohim është pa bazë”. Është fjala për deklaratën e Luigi Bisignani-t në emisionin “Virus” të RAI 2.

“Kremtimet e Pashkëve, kryesuar nga Ati i Shenjtë, do të mbahen rregullisht, duke pasur kujdes të garantohet zhvillimi i tyre i sigurtë dhe pjesëmarrja pa probleme nga ana e besimtarëve”.








All the contents on this site are copyrighted ©.