2017-03-08 17:40:00

Papa konfirmon kard. Bagnasco në udhëheqje të ipeshkvijve italianë deri në maj


Papa Françesku ka konfirmuar kardinalin Angelo Bagnasco, kryeipeshkëv i Gjenovës, president i Konferencës Ipeshkëvnore Italiane (Cei) “deri në emërimin e Presidentit të ri me rastin e Asamblesë së Përgjithshme që do të mbahet nga 22 deri më 25 maj” të ardhshëm.

Në bazë të reformës së ligjit elektoral promovuar nga vetë Papa Françesku e miratuar nga Cei, ipeshkvijtë e asamblesë së përgjithshme për herë të parë do të gjejnë, pra zgjedhin treshin e emrave që do t’i dorëzohet Papës, i cili, si primat i Italisë, do të zgjedhë ndër ta pasardhësin e kardinalit Bagnasco. Deri më tani Papa emëronte presidentin e Cei-të.








All the contents on this site are copyrighted ©.